Pas barazimit 3-3 ndaj Atalantas, Javier Pastore e pranon se Serie A është më e vështirë se Ligue 1.
Argjentinasi shënoi golin e parë me fanellën e Romës, por fatkeqësisht skuadra e tij nuk arriti të marrë më shumë se një pikë nga kjo ndeshje.
“Ishte një gola i mirë¸ Cengiz Under me dha një krosim të mençur dhe unë e përfundova mirë”, ka thënë Pastore për Sky Sport Italia.
“Mendoj se pas golit tonë ne u relaksuam si shumë dhe i lejuam ata të mbajnë topin, por kjo është dika që nuk duhet ta bëjmë”.
“Pjesën e dytë e filluam me më shumë intensitet dhe arritëm të kthehemi në rrugën e duhur. Mund edhe të fitonim ndeshjen në fund”.
“Serie A sigurisht që është më e vështirë se Ligue 1, dy ndeshjet e para kanë qenë një luftë e vërtetë”, shtoi Pastore.
Ndeshja e ardhshme e Romës është kundër Milanit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rWThxfZZWXc