Mesfushori argjentinas, Javier Pastore mund të rikthehet në Serie a.
Është kampioni në fuqi i Italisë, Juventus që ka zgjuar interesim për argjentinasin.
Pastre nuk po gjen hapësirat e duhura në PSG dhe ka paralajmëruar largimin gjatë afatit kalimtar të janarit.
27-vjeçari iu bashkua Paris Saint Germanit në verën e vitit 2011 nga Palermo ku shkëlqeu në dy stinorë radhazi në Serie A.
Kontrata e tij është deri në vitin 2019, mirëpo Juventus është i gatshëm ta prishë atë.
Në Itali është shkruar se ‘Zonja e Vjetër’, është e gatshme të ofrojë rreth 25 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/