Mesfushori argjentinas, Javier Pastore pritet të largohet nga Paris Saint Germain.
Transferimet e shumta të PSG-së kanë bërë që Pastore të mbetet në bankën rezervë.
Ylli argjentinas ka kërkuar largimin nga klubi francez dhe një gjë e tillë pritet të bëhet gjatë janarit.
Mediat italiane kanë raportuar se e ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Serie A.
Është skuara e Interit që ka shfaqur interesim për transferimin e Pastores.
Walter Sabatini e pëlqen shunë futbollistin dhe kërkon ta afrojë në San Siro.
Inter pritet që gjatë janarit të dalë me ofertë zyrtare prej 25 milionë euro për Pastoren.
Mesfushori 27-vjeçar edhe më parë ka luajtur në Serie A, ku ishte aktivizuar me Palermon. /Telegrafi/