Site icon Telegrafi

Pastërti, shkëlqim … në shtëpi!

Në qoftë se dëshironi që në shtëpinë tuaj çdo gjë të jetë e pastër, në qoftë se dëshironi që t’i eliminoni të gjitha njollat, në qoftë se dëshironi që familjen tuaj dhe mysafirët t’i befasoni – lexojini këto truqe tona të vogla, të cilat na i treguan amviset më të mira nga përvojat e tyre!

Ktheja patinën bakrit…

Bakrin do të mund ta pastroni me brushë dhe me mjete për tretjen e bigorrit. Lërini që mjetet të veprojnë, pastaj i shpërlani me një sfungjer të njomur në ujë dhe i leni të thahen. Në qoftë se dëshironi që gjësendet dhe stolitë nga bakri të marrin sërish shkëlqimin, i lyeni me një leckë të njomur në lëng limoni. Kur të thahen, i fshini mirë me një leckë të butë.

Gjësendet e bakrit të gravuara fërkojini me një gjysmëkoke të qepës. Për të mos marrë bakri ngjyrë të erët, lyjeni me llak të pangjyrë. Dëshironi që t’i kthehet patina, zhyteni në ujë në të cilin më parë keni zier kërpudha, transmeton Telegrafi.

Freskojini gjësendet e praruara

Në qoftë se dëshironi që të freskoni gjësendet nga druri i praruar, më parë eliminoni pluhurin me një brushë të butë. Krijoni borë nga një të bardhë të vezës dhe i shtoni një nga një pika të tretjes së kromit (5 – 6 pikë). Tretjen me brushë me kujdes e shtrini në sipërfaqe të drurit. Lëreni që të thahet disa orë, pastaj fërkojeni derisa të eliminohen të gjitha gjurmët e përpunimit të mëparshëm.

Po gjërat nga bronzi?

Gjërat nga bronzi i lajmë në ujë të ftohtë me sapun, në të cilin shtojmë disa pika alkooli të pastër (shpiritus). Në qoftë se gjësendet janë shumë të ndotura, i lyeni me brushë të cilën më parë e keni njomur në petrolej, pastaj lajini në ujë të vakët me sapun dhe, në fund, i shpërlani dhe i fshini. Lyejini një herë në vit me yndyrë dylli të pangjyrë.

Për pastrimin e bronzit të praruar qitni në leckë disa pika uthulle dhe vaji të kuzhinës. Gjësendet i fërkoni dhe i lustroni me një pëlhurë të butë.

Shkëlqimi i argjendurinave

Që t’ia ktheni argjendurinave shkëlqimin, i futni në uthull të nxehtë dhjetë minuta, pastaj i lani me ujë të pastër dhe i fshini. Lyeni me yndyrë dylli dhe lustrojini me leckë të butë. Në qoftë se argjendurinave dëshironi t’ia ktheni shkëlqimin që e kanë pasur kur kanë qenë të reja, i futni në ujë në të cilin keni zier patate. Pikat e zeza më së lehti do t’i eliminoni me pastë dhëmbësh dhe me brushë të butë. Dhe, pastaj, vetëm i lani dhe i fshini.

Ç’të bëjmë që gjësendet që të duken si të reja

Njollat e përhimëta në qeramikë më së miri do të mund t’i eliminoni me sodë bikarboni. Në qoftë se enët e porcelanit janë plasaritur, i zieni 30 minuta në qumësht në zjarr jo të fortë dhe plasaritja nuk do të duket më. Enët e vjetra mos i lani në makinë të enëve.

Shkëlqimi i qelqurinave

Gotat e kristalta: Kurrë në gota kristali mos leni verë të zezë dhe mos i lani në makinë të enëve, transmeton Telegrafi. Menjëherë pas përdorimit lajini në ujë të ngrohtë, në të cilin më parë keni shtuar disa pikë uthulle të bardhë, e cila do të eliminojë shtresat gëlqerore dhe gotave do t’ua kthejë shkëlqimin.

Gastaret: Dëshironi t’i eliminoni shtresat gëlqerore nga gastaret, mbushini me ujë të ngrohtë, në të cilin më parë keni shtuar një gotë uthulle të bardhe dhe një lugë kripë të trashë. Lërini të qëndrojnë ashtu tri orë, pastaj shpërlajini mirë. Në qoftë se dëshironi që qelqi të shkëlqejë sërish, ulini gastaret në ujë të vakët në të cilin më parë keni qitur flegra patateje të freskët. Pastaj lajini. Kapakun lyeni me parafinë në mënyrë që të mos ngjitet për shishe. /Telegrafi/

Exit mobile version