Telegrafi

Pastë me ar për dhëmbë të bardhë dhe të shndritshëm

Duke parë përparësitë e mëdha që ka ari, në zhvillimin e qelizave trupore, përdorimi tij po bëhet gjithnjë e më i madh, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit në botën e kozmetikës, kanë bërë përpjekje të ndryshme që të vënë arë në vajra, balsam dhe kremra të ndryshëm.

Ndërsa, tani ari po përdoret edhe për zbardhjen dhe shkëlqim të dhëmbëve.

Sipas krijuesve të “Perfect White Gold” ky preparat ruan mishrat dhe ndihmon në freskinë orale.

Pasta që kushton vetëm tetë euro, ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve, zhdukë njollat dhe ndalon kapjen e ushqimit në dhëmbë. /Telegrafi/