Një pjatë me pasta dhe pesto është zgjedhje e përkryer për një darkë me familje ose edhe një darkë romantike. Kjo recetë nga Super Viva është e thjeshtë për t’u përgaditur, ka shije mahnitëse dhe mbi të gjitha pastat që përdoren janë pa gluten.
Produktet e përdorura
Gjysëm qepe të grirë në kocka
2 lugë gjelle pesto
1 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle djath parmezan
500g pasta pa gluten
2lugë gjelle vaj ulliri
kripë dhe piper të zi sipas shijes
Filloni duke mbushur tenxheren me ujë dhe lëreni të vlojë pastaj shtoni kripën, dy lugë gjelle vaj ulliri dhe 500gr pasta pa gluten. Në një tigan shtoni 1 lugë gjelle gjalpë dhe lëreni të shkrihet. Në enë shtoni qepët e grira, një sasi të vogël ujë dhe pesto. Pastaj shtoni pastat e përgaditura dhe përzijeni. Pas pak minutash pastat janë gati të shërbehen. Pë të shtuar akoma më shumë shije vendosni djath parmezan mbi pasta.