Site icon Telegrafi

Pasta – e preferuara e të gjithëve, por a i keni provuar ato me fruta deti?

A e dini origjinën e emrit pasta?

Kur përmendet emri pasta shumica menjëherë mendojnë se origjinën mund ta kenë nga Italia, por janë kinezët ata që besohet se i kanë njohur pastat qysh 500 vjet para lindjes së Krishtit. Por jo rastësisht gjithmonë ndërlidhen pastat me Italinë, kjo ndodhë sepse janë italianët ata që më të vërtetë i bënë pastat e famshme nëpër Evropë dhe në të gjitha kontinentet e tjera.

Emri pasta padyshim rrjedh nga gjuha italiane dhe nënkupton një kombinim të miellit dhe ujit, dy përbërës të thjeshtë që janë shndërruar në ushqimin më të njohur në të gjithë boten.

Pasta me origjinë të lashtë por që ka evoluar me kalimin e kohës në bazë të preferencave të njerëzimit, sot ka lloje të ndryshme të cilat përgatiten në disa mënyra duke përfshirë këtu salcat, perimet dhe frutat e detit.

Për ju që i adhuroni pastat por njëkohësisht jeni edhe adhurues i ushqimeve të detit atëherë zgjedhja ideale janë pastat me fruta deti. Kjo është një nga pjatat që e përfaqëson më së miri stinën e verës dhe sezonin e pushimeve, por për t’i ofruar vetes një ndjesi të tillë edhe në stinët tjera zgjedhni pastat e brendit italian Coop, pene me salmon dhe karkaleca, pasta me fruta deti, pasta me midhje etj.

Të gjitha këto ju dhurojnë një shije të sofistikuar dhe janë të shpejta për përgatitje. Nuk keni nevojë të qëndroni me orë të tëra në kuzhinë, për të përgatitur pasta të tilla ju duhen vetëm 6 minuta.

Me këto produkte mund të sillni të gjithë aromën e detit në tryezën tuaj për pak minuta. E ndjesi të tilla mund të sjell vetëm Super Viva.

Exit mobile version