Pastat e mëparshme për dhëmbë kanë përmbajtur zink, i cili lehtëson inflamacionin, dhe për këtë arsye ato shpesh janë përdorur si preparat kundër akneve. Mirëpo, pastat e tanishme për dhëmbë nuk përmbajnë zink, dhe për këtë arsye nuk janë të efektshme në këto raste.
Megjithatë, meqenëse shumëkush mendon se shtimi i yndyrës së prodhuar në lëkurë është shkaktari kryesor i akneve, dhe pastat kanë veprim shumë efikas në tharjen e lëkurës, shumë femra vazhdojnë t’i përdorin edhe sot e kësaj dite pastat e dhëmbëve për të mjekuar aknet.
Veprimi i pastës është vetëm i pjesërishëm, sepse yndyra është vetëm një faktor që shkakton aknet, derisa skuqja dhe inflamacioni janë faktorët tjerë të cilët duhet eliminuar. Në këtë rast, pastat e tanishme të dhëmbëve janë të dëmshme, sepse flori i pranishëm në to, irriton lëkurën dhe përkeqëson gjendjen e akneve! /Telegrafi/