Telegrafi

Passenger falënderon Ed Sheeran për lansimin e karrierës

Yjet jan ëbërë miq të ngushtë kur kanë qenë këngëtarë të panjohur dhe pasi u bë i famshëm, Ed ka shprehur përkrahjen e tij për Passenger, duke e marrë në turne dhe duke e bërë atë të famshëm.

Passenger, emri i vërtetë i të cilit është Mike Rosenberg, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm mbarëbotëror me albumin e tij “All the Little Lights” dhe për këtë ka falënderuar Ed Sheeran.

“Ne kemi qenë shokë tash e pesë vjet. Ne jemi takuar në një festë dhe më pas nuk jemi ndarë. Ajo që Ed bëri për mua është e mrekullueshme, ai më mori në turne dhe ma ndryshoi jetën. Unë e dua atë, ai është djalosh i mrekullueshëm”, u shpreh Passenger. /Telegrafi/