Kjo pajisje e zgjuar që është e lidhur me X-Box Kinect, imiton lëvizjet e duarve, këmbëve dhe kokës së personit që është përballë, e madje edhe mimikën e fytyrës.
Hedhjet lartë dhe lëvizjet anash, po ashtu janë të detektueshme nga pajisja që është e vendosur lartë.
Janë shumë personazhe në ‘Boxtroll’ të cilat ndërrohen sapo personi del nga kuadri i pajisjes.
Studio LAIKA ka krijuar edhe një kornizë shumë të bukur me ngjyrë ari, në të cilën është vendosur ‘pasqyra magjike’.
Mirëpo të interesuarit duhet të presin deri më 26 shtator, kur edhe vendoset ‘Boxtroll’ nëpër kinema amerikane./Telegrafi/