Telegrafi

Pasojat tjera të uraganit Irma: Përveç vjedhjeve masive të dyqaneve, edhe disa të dënuar ikin nga burgu (Video)

Njerëzit thonë se ata janë të frikësuar për jetët e tyre, pasi grabitjet shpërthyen në disa vende pas përhapjes së Uragani Irma.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, energjia elektrike është ndërprerë për rreth 7 milionë banorë në Florida, që do të thotë edhe për bizneset, çfarë ka bërë që hajnat të shfrytëzojnë këtë mundësi për të vjedhur dyqanet.

Lexo po ashtu Ndodh edhe kjo: Shfrytëzuan uraganin për të vjedhur këpucët në një dyqan (Video)

Gjithashtu mes 100 dhe 120 të burgosur thuhet se kanë shpëtuar nga një burg në British Virgin Islands, pasi ndërtesa u shkatërrua pjesërisht nga Irma.

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë grabitjet në shkallë të gjerë në rrugë me njerëz të lirë duke ecur nëpër qendrat e qytetit, duke marrë sende. /Telegrafi/