Njerëzit thonë se ata janë të frikësuar për jetët e tyre, pasi grabitjet shpërthyen në disa vende pas përhapjes së Uragani Irma.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, energjia elektrike është ndërprerë për rreth 7 milionë banorë në Florida, që do të thotë edhe për bizneset, çfarë ka bërë që hajnat të shfrytëzojnë këtë mundësi për të vjedhur dyqanet.
Gjithashtu mes 100 dhe 120 të burgosur thuhet se kanë shpëtuar nga një burg në British Virgin Islands, pasi ndërtesa u shkatërrua pjesërisht nga Irma.
Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë grabitjet në shkallë të gjerë në rrugë me njerëz të lirë duke ecur nëpër qendrat e qytetit, duke marrë sende. /Telegrafi/