Dëme të mëdha materiale janë raportuar në tërë ishullin e Porto Riko, si pasojë e uraganit Fiona që erdhi në brigjet e këtij vendi gjatë të dielës mbrëma.
Rrugët u shndërruan në lumenj derisa ura që së fundmi ishte përuruar së fundmi, u shkatërrua nga vërshimet dhe ujërat e rrëmbyeshme, transmeton Telegrafi.
I tërë ishulli ka mbetur pa energji elektrike, ku 3.2 milionë banorë janë në terr. E erërat e forta që po fryjnë kanë shkulur kulmet e shtëpive.
Stuhia gjithashtu mori me vete edhe urën që ishte rindërtuar në vitin 2017, që u shkatërrua nga një uragan tjetër që kishte goditur këtë vend.
Në video shihet ura e punuar nga çeliku, të cilën e merr me “vete” uji i rrëmbyeshëm që lëvizte nën urë. /Telegrafi/