Telegrafi

Pasojat e uraganit Irma: Majami është bërë qytet fantazmë (Video)

Strong waves brought by Hurricane Irma hit the Malecon seawall in Havana, Cuba, late Saturday, Sept. 9, 2017. (AP Photo/Ramon Espinosa)

Miliona amerikanë janë larguar nga Florida. Majami, një margaritar i turizmit është bërë qytet fantazmë.

Lexo po ashtu Irma arrin në Floridë, shënohen viktimat e para: “Gjithçka nën ujë, gjithçka”! (Video)

Mbi 560 mijë persona në jug të Floridës janë pa rrymë. Uragani tashmë ka marrë viktimat e para, transmeton Telegrafi.

“Stuhia është masive, aq e madhe sa që nuk ka dallim në fuqinë e shtrirjes së saj. Ka rrezik ndaj rritjes së valëve të detit”, thotë kryetari i Majamit, Philip Levine.

Uragani u fuqizua sot në një stuhi të shkallës 4, me erëra me shpejtësinë rreth 130 kilometra në orë. 35 milionë njerëz janë paralajmëruar për rrezikun e uraganit, ngaqë priten shkatërrime në disa zona të shtetit jugor amerikan.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, e cilësoi Irmën si “një stuhi katastrofike që ky shtet kurrë nuk e ka parë më parë”.

Në Floridë jetojnë shumë shqiptar. Zëri i Amerikës ka biseduar me Alma Gripshi Krajn, e cila jeton me familjen e saj në Fort Lauderdale, pranë Majamit. /Telegrafi/

PAMJE NGA VENDI I NGJARJES: VIDEO 1, VIDEO 2, VIDEO 3