Së paku 20 të mbijetuar dhe dëshmitarë të ngjarjes së tmerrshme të natës së 14 qershorit të këtij viti, në gërmadhat e kullës “Grenfell Tower” në Londër, kanë tentuar të bëjnë vetëvrasje.
Në këtë ngjarje tragjike, siç thuhet më tej, rreth 80 persona humbën jetën ndërsa u dogjën të gjallë nga zjarri, si dhe shumë të tjerë pësuan lëndime.
Sipas themelueses së shoqatës “Silence of Suicide”, Yvette Greenway, këto të dhëna janë bazuar nga bisedat me banorët.
Greenway ka thënë se shumë banorë nuk ishin në gjendje të largonin pamjet e tmerrit të kullës së djegur “nga mendjet e tyre”.
“Ka shumë alkool dhe drogë”, ka thënë ajo. “Njerëzit ndihen të izoluar”. /Telegrafi/