Telegrafi

Pasojat e tërmetit të fuqishëm në Indonezi, çahet toka – gruaja nuk di nga t’ia mbajë (Video)

Një grua mezi arriti t’i shpëtojë dridhjes së tokës nga tërmeti i fuqishëm që preku ishullin Sulwaesi në Indonezi gjatë muajit të kaluar.

Tërmeti prej 7.5 magnitudë shkaktoi cunamin vdekjeprurës si dhe rrëshqitjen e tokës në shumë zona, duke bërë që toka të dukej sikur po lundronte, transmeton Telegrafi.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë shfaqin gruan e cila derisa po ecte në rrugë, mbeti e habitur kur i gjithë asfalti filloi të çahet dhe ajo rrezikohej ta pësonte me jetë.

Si pasojë e tërmetit dhe cunamit, raportohet se mijëra persona kanë humbur jetën, derisa i gjithë qyteti i Palus është shkatërruar duke e shndërruar në qytet “fantazmë”. /Telegrafi/