Pasoja të mëdha la tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit në Shqipëri, ku burra, gra e fëmijë të gjithë dolën jashtë, me shpresën se lëkundjet prej 6.4 ballë do të shënonin vetëm dëme materiale e jo humbje jete në njerëz.
Pas tërmetit shkatërrimtar autoritetet lajmëruan anulimin e mësimit në shkollat e të gjithë vendit dhe u deshën ditë deri sa u nxorën të gjithë nga rrënojat, dhe me pasojën e rëndë me 51 viktima.
Nga ky tërmet shumë mbetën të lënduar, ndërsa shumë banesa u shkatërruan krejtësisht dhe familje të tëra mbetën në qiell të hapur.
Një pjesë e familjeve në lagjen Zenelaj të Sharrës mbetën pa shtëpi. Frika dhe tronditja ndihen ende në sytë e fëmijëve.
“U trembëm shumë nga tërmeti”.
Tmerrin e asaj nate e tregojnë dhe të riturit teksa shohin se si është shembur investimin i jetës tyre.
“Na kanë rënë komplet. Unë jetoj me 5 fëmijë. Kemi qëndruar jashtë, nuk kemi mundësi tjetër. Jashtë është ftohtë, nuk kam Jashtë është ftohtë, nuk kam çfarë të bëj do futemi prapë brenda”.
Disa nga shtëpitë e kësaj lagje u dëmtuan nga lekundjet e shtatorit dhe më pas ai i nëntorit.
“Është hera e dytë që e pësojmë këtë. Shteti të vijë dhe të sigurojë jetën e banorëve këtu”.
Shumë muaj më pas gjendja e tyre vijon të jetë e njëjtë. Disa po qëndrojnë në shtëpitë të dëmtuara duke rrezikuar jetën e tyre, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.
“Nuk kam ku të rri. Tek vjehrra janë 7 pjesëtarë në familje”.
Ka nga ata që shtëpitë i kanë braktisur për tu shpërngulur tek të afërmit me shpresën se shteti do t’i ndihmojë.
Ndërsa disa jetojnë në çadra ku jetesa për to bëhët dhe më e vështirë me temperaturat e larta.
“Këtu është vapë. Tani shtrinë dyshekët dhe flinim këtu të katërt. Ishte vapë dhe nuk rrinim katër veta. I kemi nxjerrë dyshekët jashtë”.
Të gjithë kanë një thirrje…..
“U bëj thirrje deputetëve që të kthejnë dorë nga shtresa e varfër, mos u merrni me jetën e luksit se sot e keni e nesër jo. Çoni ndihma tek njerëzit që ju kanë ndodhur fatkeqësi”.
Problematikë për këtë zonë mbetet dhe mungesa e ujit, teksa një pjesë qëndron në çadër me përpjekjet për të mos u prekur nga pandemia e koronavirusit.
“Është e paparë fare situata. Unë kam jetuar dhe vijoj të rrij në çadër me fëmijët e vegjël.”./OraNews/