Telegrafi

Pasojat e tërmetit në Tajvan, që po konsiderohet si më i fuqishmi në 25 vitet e fundit

Një tërmet tejet i fuqishëm ka goditur sot Tajvanin, ku sipas ekspertëve ishte 7.2 magnitudë.

Rajoni që u godit më së shumti ishte ai pranë qytetit Hualien, ku nuk mbeti pothuajse as edhe një objekt pa u dëmtuar të paktën pjesërisht, transmeton Telegrafi.

Nga lëkundjet e fuqishme janë lënduar qindra persona dhe nëntë tjerë kanë humbur jetën. Madje qindra mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Lexo po ashtu Shembje ndërtesash, rrëshqitje dheu – mbi 700 të lënduar dhe shtatë të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Tajvan

Video të ndryshme amatore tregojnë sesi ndërtesat shumëkatëshe lëkundeshin sikur të ishin të punuar nga letra – ku disa prej tyre janë shembur – e një ka mbetur e varur në këndin 45 shkallë.

Edhe ura të shumta u shkatërruan, kurse pati rrëshqitje dheu – kryesisht në qytetin Hualien dhe në periferi të tij.

Pamjet nga terreni janë vërtetë rrëqethëse që ngjajnë me skenat “apokaliptike” të filmave të Hollywood-it, ku pothuajse gjithçka lëkundet dhe shkatërrohet. /Telegrafi/