Telegrafi

Pasojat e takave i vuajnë këmbët

Nëse përveçse ecjes, pastaj pretendoni që edhe të kërceni me taka, atëherë nuk bëni gjë tjetër veçse i hapni telashe këmbëve tuaja.

Të paktën kështu thotë një studim anglo-kinez, i publikuar në revistën International Journal of Experimental and Computational Biomechanics.

Sipas studimit, të kërcesh me taka shkakton presion shumë të lartë mbi këmbën, çka sjell dhimbje shumë të fortë, sidomos në pjesën e shputës.

Nëse kërceni me taka që janë të larta 10 cm, presioni mbi këmbën shtohet tre herë më shumë se normalja. Pasojat e kësaj mund të jenë afatgjata dhe këmba mund të pësojë anomali të shumta. /Telegrafi/