Site icon Telegrafi

Pasojat e propagandës serbe me Surinamin

Shteti i Surinamit nuk mund ta tërheqë njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu siç po pretendon shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, pasi që, sipas së drejtës ndërkombëtare, shteti që e njeh një shtet tjetër në asnjë rrethanë nuk mund ta tërheqë njohjen.

Kështu vlerësojnë ekspertët e së drejtës ndërkombëtare, duke shtuar se njohja ndërkombëtare nuk mund të tërhiqet as në rastet më ekstreme, siç është futja në luftë e dy shteteve.

Megjithatë, njohësit e së drejtës ndërkombëtare kanë thënë se propaganda e tillë që po bëhet nga Serbia ndaj shtetit të Kosovës do të mundë të ndikojë negativisht në sigurimin e njohjeve tjera për vendin.

Derisa në Ministrinë e Jashtme të Kosovës (MPJ) kanë thënë për “Zërin” se deri më tash nuk kanë pranuar asnjë dokument zyrtar në lidhje me atë se Surinami ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë deklaruar se MPJ-ja duhet të raportojë para komisionit lidhur me këtë çështje në ditët në vijim. /Zëri/

Exit mobile version