Fayaz Ali Memon nga Hyderabad i Pakistanit, është përfshirë nga zjarri kur miqtë e tij hodhën shkumë, afër fishekzjarrit që ndizej mbi tortë.
Festimi i ditëlindjes së 21-të, u ndërpre kur ai pësoi lëndime të lehta, shkaku i së cilave iu desh të shkonte në spital, transmeton Telegrafi.
“Rreptësishtë të ndalohet përdorimi i kësaj bore artificiale, pranë gjërave që ndizen. Kam mundur edhe të verbohem” ka shkruar Memon pasi i ndodhi ky rast.
Më poshtë mund të shihni ahengun që u ndërpre në gjysmë dhe momentin dramatik, si dhe trajtimin që iu bë nga mjeku i lëkurës. /Telegrafi/
https://youtu.be/flF52DkPrHU