Fshati spanjoll Aceredo, i zhytur në vitin 1992 për të ndërtuar rezervuarin Alto Lindoso, është rishfaqur për shkak të një thatësire që pothuajse zbrazi një digë në kufirin spanjollo-portugez.
Skenat e pazakonta të fshatit të “fantazmave” tërhoqën turistët, të cilët vinin për të pikturuar rrënojat fantazmë.
“Është si të shikosh një film. “Jam i trishtuar”, tha pensionisti 65-vjeçar, Maximino Perez Romero, i cili mendon se diçka e ngjashme do të ndodhë për shkak të thatësirës dhe ndryshimeve klimatike.
Duke qenë se rezervuari punon me 15 për qind të kapacitetit, tashmë prej tij “kanë dalë” shtëpitë e fshatrave në provincën e Galicisë, në veriperëndim të Spanjës.
Duke ecur në tokën me baltë të plasaritur nga thatësira në disa vende, vizitorët gjetën çati pjesërisht të shembur, tulla dhe mbeturina druri që dikur formonin dyer ose trarë, madje edhe një shatërvan me ujë që rridhte ende nga një tub i ndryshkur.
Pranë ish-kafenesë ishin grumbulluar arkat me shishe birre bosh dhe pranë murit të gurtë ndryshkej një veturë gjysmë e shkatërruar. Pamjet me dron tregojnë ndërtesa të braktisura. /Telegrafi/