Lorik Cana tashmë është përshëndetur prej futbollit aktiv dhe po shijon jetën familjare.
Në fakt, në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të botërorit “Rusia 2018” kundër Italisë, mesfushori shqiptar do t’i thotë lamtumirë kombëtares shqiptare.
E kjo shkëputje e gjatë prej botës së futbollit ka shkaktuar edhe pasoja në trupin e gjakovarit.
Cana ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një imazh “selfie” teksa shihet në prapavijë kombëtarja kuqezi.
“10 kilogramë më parë”, shkruan në mbishkrimin e fotos së Canës, i cili kohët e fundit po punon edhe si analist i futbollit
Loriku, siç shkruhet në informacionin publik është 1.86 metra dhe pesha që kishte kur luante ishte 77 kilogramë. Tashmë i bie që peshon rreth 87.
Ndryshimi më i madh shihet në fytyrë dhe mund të themi që pesha e shtuar i shkon. /Telegrafi/