Telegrafi

Pasojat e cunamit në Indonezi, balta dhe uji shembin objektin sikur të ishte nga letra – gratë me fëmijët vrapojnë për t’i shpëtuar vdekjes (Video)

Cunami që ka goditur qytetin Palu në Indonezi ka bërë që e gjithë sipërfaqja e tokës të shndërrohet në një pishinë me baltë, ku për shkak të kësaj fatkeqësie natyrore numri i të vdekurve arrin shifrën rrëqethëse prej 1,203 personave.

Shtëpitë dhe ndërtesat janë shkatërruar plotësisht pasi janë mbushur me ujë dhe baltë, dhe dyshohet se brenda tyre ka persona që kanë ngecur, transmeton Telegrafi.

Ky fenomen ndodh kur pas dridhjeve të tërmetit një sasi e madhe e rërës nga plazhet bartet në qytet, dhe kështu krijon një gropë e cila përpinë pothuajse gjithçka.

Cunami vdekjeprurës u shkaktua kur tërmeti prej 7.5 magnitudë shkundi vendin, kurse ekipet emergjente luftonin për t’i shpëtuar personat që kishin ngecur nëpër shtëpi dhe objekteve të ndryshme.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur një familje shikojnë të habitur, kur një ndërtesë shembet sikur të ishte e ndërtuar prej letre nga uji dhe balta që e godasin me shpejtësi të madhe. Ata menjëherë fillojnë të vrapojnë për t’i shpëtuar vdekjes. /Telegrafi/