Ekonomia franceze aktualisht është tkurrur në nivelet më të thella që nga Lufta e Dytë Botërore për tremujorin e parë dhe perspektiva për pjesën tjetër të vitit po rrjedh ndjeshëm mes kufizimeve për të kontrolluar përhapjen e Coronavirusit. Kështu bën me dije Banka e Francës.
Vlerësimi i një rënie prej 6 për qind të bankës qendrore është treguesi i fundit i ashpërsisë së tronditjes për ekonomitë europiane nga kolapsi i njëkohshëm i kërkesës dhe ofertës.
Në industri, rëniet më të mëdha të aktivitetit ishin në sektorin e automobilave dhe makinave, ndërsa hotelet dhe restorantet patën goditjen më të rëndë në shërbime.
Në përgjithësi, banka qendrore tha që humbja e aktivitetit në një javë të izolimit është rreth 32 për qind.
Po ashtu, banka tregoi se fabrikat po funksionojnë me vetëm 56 për qind të kapacitetit, një rekord relativisht i ulët nga 78 për qind në muajin shkurt. /Telegrafi/