Në botë janë infektuar mbi 3.2 milionë njerëz më coronavirus, ku si pasojë e infeksionit kanë humbur jetën mbi 228 mijë tjerë.
Nga COVID-19 janë shëruar më shumë se një milion, kurse lakorja tregon numrin e personave të rinj të infektuar në Evropën Perëndimore që ka arritur pikun, por rritje ka edhe në Evropën Lindore, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, transmeton Telegrafi.
Edhe 3.8 milionë njerëz tjerë kanë humbur punën, duke kërkuar kompensim për humbje të punës gjatë javës së kaluar në SHBA.
Muajve të kaluar, numri total i atyre që kanë kërkuar ndihmë nga shteti janë 30 milionë dhe ky numër është duke vazhduar të rritet.
Përqindja e papunësisë në SHBA është rrugës drejt arritjes së pikut, që nuk është parë nga koha e depresionit të madh në vitet e 30-ta.
Në anën tjetër, ekonomistët parashikojnë që përqindja e të papunëve gjatë prillit mund të arrijë deri në 20 për qind. /Telegrafi/