Site icon Telegrafi

Efektet e coronavirusit në Itali, rriten kërkesat për materie dezinfektuese – fabrikat hapin vende të reja pune

Situata kaotike e krijuar pas shfaqjes së simptomave të para te pacientët e infektuar me coronavirus në Itali, ka bërë që qytetarët të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre nga frika se mund ta pësojnë.

Janë rritur kërkesat për maska mbrojtëse, ku në shumë barnatore pronarët janë deklaruar se po kanë mungesa të mëdha e në veçanti të produkteve tjera higjienike siç janë dezinfektuesit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Shtetet nëpër botë po bëhen gati për zgjerimin e mundshëm të coronavirusit, deri më tani kanë humbur jetën 2.763 – të infektuar janë 80.970

Kështu ka ndodhur me fabrikën Angelini Pharma që ka paralajmëruar se do të hapë vende të reja pune, pas kërkesave të mëdha për prodhimin e materies së lëngshme për dezinfektim – pasi që mjekët vazhdimisht kanë këshilluar se duhet pastruar duart sa më shpesh.

Madje menaxhmenti i fabrikës po e shqyrton opsionin që të punojnë 24 orë në ditë me 3 ndërrime, me qëllim që të plotësojnë kërkesat e shumta të konsumatorëve. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version