Site icon Telegrafi

Pasojat e Coronavirusit, në Itali një maskë mbrojtëse po shitet për 10 euro

Për shkak të gjendjes kaotike të krijuar te qytetarët në Itali pas coronavirusit dhe frikës së mund ta pësojnë pasi tashmë kanë humbur jetën 6 persona dhe qindra tjerë janë infektuar, ata kanë filluar të blejnë në mënyrë të pakontrolluar artikuj të ndryshëm ushqimor dhe maska mbrojtëse.

E kërkesat e mëdha dhe mungesa e madhe e tyre, ka bërë që nëpër barnatoret e Italisë një maskë mbrojtëse të shitet për 10 euro dhe atë në rastin më të mirë, pasi çmimi mund të jetë shumë më i madh, transmeton Telegrafi.

Megjithatë një grup i shitësve ambulantë në stacionin Termini në Romë, janë fotografuar duke u shitur me çmime marramendëse maskat mbrojtëse qytetarëve, duke shfrytëzuar rastin e situatës kaotike.

Lexo po ashtu Gjendje kaotike në Itali për shkak të coronavirusit, kolona të gjata para marketeve – raftet tashmë janë zbrazur nëpër shumë qytete

Në anën tjetër autoritetet e rendit kanë bërë të ditur se janë duke analizuar pamjet, dhe se do të veprojnë menjëherë sapo të marrin informacione dhe të identifikojnë personat.

Shitës ambulantë janë parë edhe në pjesë tjera të qytetit të Romës dhe rajonet tjera të Italisë. Ato po i blejnë në veçanti ata që po udhëtojnë apo sapo kanë mbërritur në Itali. /Telegrafi/

Exit mobile version