Site icon Telegrafi

Pasojat e bllokimit të Kanalit të Suezit, imazhet satelitore tregojnë qindra anije duke pritur të vazhdojnë rrugëtimin

Imazhet satelitore tregojnë pasojat e shkaktuara nga bllokimi i anijes gjigante transportuese në Kanalin e Suezit.

Agjencia Evropiane Hapësinore ka ndarë imazhet satelitore, ku shihen qindra anije që kanë mbetur në Gjirin e Suezit, duke pritur të kalojnë përmes ujërave të Egjiptit, transmeton Telegrafi.

Kolona e gjatë e anijeve për transportimin e mallrave është krijuar pas bllokimit të Kanalit të Suezit nga anija Ever Given, që është 400 metra e gjatë dhe 60 e gjerë.

Megjithatë derisa ditët po kalojnë kjo kolonë po vjen duke u bërë edhe më e gjatë, e nëse një gjë e tillë vazhdon edhe shumë gjatë bota rrezikohet nga një katastrofë ekonomike.

Copernicus Sentinel 1 ka arritur të shkrep imazhet nga hapësira që tregojnë qartë pasojat e bllokimit të kanalit. Sipas ekspertëve të ekonomisë, një ditë bllokim të kanalit – kushton hiq më pak se rreth 10 miliardë dollarë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version