Grupet e punës nga LSDM dhe OBRM-PDUKM të shtunën do të kenë biseda të reja rreth Ligjit të ri për Prokurori Publike.
Javën e kaluar edhe LSDM dhe OBRM-PDUKM këmbyen propozime se si duhet të duket Ligji për Prokurorinë Publike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për propozimin e fundit i OBRM-PDUKM-së, përfaqësuesit e LSDM-së thanë se është i papranueshëm, por është bazë për vazhdimin e bisedimeve dhe getjen e zgjidhjes së mundshme.
Të shtunën do të dihet nëse do të ketë prokurori të posaçme që do t’i merr lëndët e PSP-së./Telegrafi/