Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, i ka bërë apel kryeministrit Edi Rama të mos e nënvlerësojë Sali Berishën.
“Berisha sot në delir. Ushqim që u hedh militanteve të PD-së për ta përtypur e për të ngritur moralin për të qëndruar në çadër. Deklaratat e tij luftënxitëse janë të rrezikshme për stabilitetin e vendit. Qeveria nuk duhet të mbetet në vetëbesimin e saj të shtirur se gjithçka është nen kontroll e pa pasoja. Po vijnë sinjale alarmi që duhen trajtuar me seriozitet”, shkruan Milo në Facebook.