Kadri Prekaj nga fshati Dubovë i Pejës ka një pasion të veçantë.
Ai ka një koleksion prej rreth një mijë sëpata me forma dhe dizajne të ndryshme.
Prekaj për emisionin “Zgjohu” në RTV Dukagjini thotë se mbledhja dhe koleksionimi i gjithë këtyre sëpatave ka një qëllim.
Koleksionuesi thotë se në fillim kishte pasur qëllim që të ketë dy-tri sëpata për nevoja familjare.
“Pas luftës mundësia për të bërë më shumë sëpata ishte e madhe dhe vazhdova të grumbullojë në sasia më të mëdha derisa i bëri 100. Kur u bënë 200 thashë pse të mos vazhdojë edhe më tej dhe sot kam mbi 900 sëpata”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Prekaj thotë se në bazë të kërkimeve në internet ka gjetur se vetëm një çek i ka rreth 600 sëpata.
Ai thotë se sëpatat janë të ndryshme ndërsa në koleksion ka edhe sëpata shumë të veçanta që sipas tij datojnë që nga koha e osmanëve.
“Synimi im në fund të fundit është të futem në librin e rekordeve të Guinnes-it”.
Pos rreth 1000 sëpatave, Prekaj ka edhe një numër të konsiderueshëm të mjeteve tjera të punës që janë përdorur në të kaluarën.
“Nuk ka qenë e lehtë të grumbullojë sasi të tilla por meraku i arrin të gjitha”.
Ai thotë se më problem ka pasur të sigurojë bishtat e sëpatave që janë nga druri./Telegrafi/