Telegrafi

Pasimi i jashtëzakonshëm i Pogbas ndihmoi Francën të shënojë golin e fitores ndaj Kroacisë

Paul Pogba prodhoi një moment magjie për të ndihmuar Francën të shënojë golin e dytë dhe të fitores kundër Kroacisë mbrëmjen e së mërkurës.

Fituesit aktualë të Kupës së Botës u ndeshën me Kroacinë në Ligën e Kombeve të mërkurën në mbrëmje, ku fituan me rezultat të ngushtë 2-1.

Antoine Griezmann kaloi ‘Gjelat’ në epërsi, ndërsa Nikola Vlasic barazoi në pjesën e dytë.

Lexo po ashtu Franca mposhti Kroacinë, Anglia humbi nga Danimarka dhe Italia e Holanda u ndanë baras

Pogba zëvendësoi Adrien Rabiot në pjesën e dytë pas këtij goli, ndërsa ishte vendimtar që Franca t’i fitonte tre pikët.

Pesë minuta pas zëvendësimit, Pogba bëri nga pasim të jashtëzakonshëm prej rreth 60 metrave, duke gjetur në mënyrë milimetrike mbrojtësin Lucas Digne.

Digne nuk komplikoi shumë dhe me të parën asistoi tek Kylian Mbappe, i cili shënoi nga afërsia për të shënuar golin e fitores 1-2. /Telegrafi/