Site icon Telegrafi

Pasimi fantastik i Ronaldos me sup që ia vlen të rishikohet

(Foto: Getty Images)

Cristiano Ronaldo vazhdon të dëshmojë se është në mesin e futbollistëve më të kompletuar që ka shkelur në fushën e lojës.

Ndërkohë që vazhdon të thyejë rekorde sa herë që luan, ai njëherësh tregon se është akoma i aftë për të luajtur në nivelet më të larta të futbollit.

Superylli i Portugalisë për herë të pestë është duke e mbajtur mbi supe përfaqësuesen e tij në kërkim të trofeut të vetëm që mungon në sirtarin e tij të tejmbushur – Kupën e Botës.

Në raundin e dytë të Grupit H, skuadra evropiane përballet me Uruguain në kërkim që ta konfirmojë pjesëmarrjen në të tetën e finales së Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’.

Që në minutën e tretë të ndeshjes, Ronaldo e konfirmoi veten në fushë me një pasim fantastik me shpatull drejt William Carvalhos, por goditja e tij me vole shkoi mbi portë. /Telegrafi/

Exit mobile version