Lionel Messi dhe Neymar konsiderohen ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim, ndërsa që të dy luajnë për Paris Saint-Germainit.
Dyshja e skuadrës parisienë prodhuan disa momente interesante në ndeshjen kundër Lyonit, në kyuadër të javës së gjashtë në Ligue 1.
Në një prej aksioneve, braziliani dhuroi një superpasim me thembër drejt argjentinasit, mirëpo ky i fundit dështoi që të fuste topin në rrjetë.
Më pas, Messi e pati mundësinë të shënonte nga gjuajtja e lirë, mirëpo topi u përplas në skajin e shtyllës.
Mundësia reale për të shënuar erdhi në pjesën e dytë kur u akordua penallti në favor të PSG-së.
Dhe derisa ekziston dilema se kush do t’i ekzekutojë penalltitë për ekipin kryeqytetas, kësaj radhe ishte Neymar që e pati përgjegjësinë dhe u tregua i saktë. /Telegrafi/
https://twitter.com/LeoMessiMedia/status/1439672063531253760
Goalless at halftime but watching Messi, Mbappe & Neymar link up has been joyous. Some sumptuous football. He’s getting closer. pic.twitter.com/KXvKAggP0O
— Gary Lineker (@GaryLineker) September 19, 2021
You post Mbappe’s dive but not this huge chance? Strange https://t.co/nPVYMQ3qfK
— • (@YAN1TED) September 19, 2021