Jose Mourinho ka debutuar me fitore te Tottenham Hotspuri, pasi e mposhtën West Hamin me rezultat 2-3.
Trajneri portugez natyrisht se mund të ketë shijuar fitoren e parë, e që ishte shumë stresuese deri në sekondat e fundit të takimit.
Por, vëmendjen më të madhe për këtë takim e mori Dele Alli dhe pasimi i tij në minutën e 43-të.
Mesfushori anglez derisa po rrëzohej pranë vijave anësore, arriti të pasonte për mrekulli te Son Heung-Min.
Koreano-jugori më pas asistoi te Lucas Moura, që e finalizoi me gol këtë super-pasim të Alli. /Telegrafi/