Një burrë i cili ishte futur në një kishë në Waterbury të Konektikatit dhe kishte vjedhur pajisje elektronike në vlerë prej 4 mijë dollarë, ka lënë një porosi me të cilën kërkon falje për veprimin dhe kërkon nga të tjerët që të luten për të.
Policia posedon videon incizimet e burrit i cili pas mesnatës ishte futur në një kishë ku vodhi kamera, monitorë dhe mikrofonat që besimtarët i përdornin gjatë lutjeve.
Zyrtarët e kësaj kishte kanë deklaruar për mediat amerikane, se hajni duke u ndjerë keq për atë çfarë kishte bërë kishte lënë një letër në të cilën kërkon falje.
“Lutuni për mua. Ju kërkoj ndjesë, vëllezërit e mi… më shpëtoni”, ka shkruar ky burrë.
Por, disa nga besimtarët e kishin marrë parasysh kërkesën e hajnit dhe në meshën e radhës ishin lutur për të, ndërkaq policia ka njoftuar se është vënë pas hajnit. /Telegrafi/