Telegrafi

Pasi u zhdukën nga shtëpia stolitë në vlerë prej 20 mijë funteve, instaluan kamerë të fshehtë në orë – e kuptuan se kujdestarja po i vidhte (Video)

Një grua e cila përkujdesej për një pacient të moshuar që vuan nga demenca, është kapur duke i vjedhur nga portofoli 130 funte të cilat më pas i fut në gjoks.

Graziella Avetti, 61-vjeçe, do të duhej të kujdesej për gruan rreth të 90-ve, por ajo e bëri të kundërtën – vodhi para nga portofoli i saj, transmeton Telegrafi.

Ajo është filmuar nga kamera e fshehtë e vendosur në orë, pasi një ditë më parë familjarët e saj kishin vërejtur se po u mungonin stoli në vlerë prej 20 mijë funte në shtëpinë e tyre në Nottinghamshire.

Unaza, orë, qafore dhe stoli tjera ishin marrë nga shtëpia e tyre në natën 8 tetorit, kurse më 13 tetor kujdestarja po punonte në ndërrimin e natës kur u filmua duke i marrë 130 mijë funte nga portofoli dhe më pas i fsheh të hollat në gjoks.

Megjithatë pas publikimit të videos Avetti është arrestuar nga policia, ndërsa në fillim kishte mohuar akuzat, por kur e kuptoi se ata posedojnë pamjet u dorëzua dhe e pranoi. /Telegrafi/