Site icon Telegrafi

Pasi u zgjua nga gjumi, kuptoi se kush e ka dërguar të dehur në shtëpi (Foto)

young man asleep on a table while holding an empty beer bottle

Adoleshenti nga Australia i njohur vetëm si Reece, kur ka parë fotografinë në telefon, ka kuptuar se atë e kanë shoqëruar dy policë deri në shtëpi, sepse ishte shumë i dehur.

Mbrojtësit e rendit e kanë ndihmuar të gjente shtëpinë dhe të shtrihet në shtrat, më pas ia kanë lënë një kujtim për ta mbajtur mend këtë moment, transmeton Telegrafi.

Policët që ndihmuan të riun e dehur

“Po shikoja nëpër telefon, kur pashë këta dy njerëz të buzëqeshur, që më ndihmuan kur nuk kisha vetëdije. Ata janë legjendarë”, ka shkruar Reece lidhur me rastin.

Komentuesit i kanë vlerësuar lartë policët, të cilët tejkaluan obligimet e veta dhe nuk e lanë në rrugë të dehur që është i ri në moshë. /Telegrafi/

Exit mobile version