Këto fotografi të neveritshme thuhet se tregojnë trajtimin e egër e barbar të ushtarëve armiq të Commonwealth-it pasi u kapën nga japonezët në Luftën e Dytë Botërore.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, në disa nga imazhet, ushtarët mund të shihen të ulur me sy të lidhur, derisa trupat ekzekutuese po bëheshin gati për t’i qëlluar.
Pasi u vranë egërsisht nga ushtarët japonezë, siç shtohet më tej, trupat britanike u goditën më pas me një bajonetë për të siguruar se ata kishin vdekur.
Po sipas mediave britanike, trajtimi japonez i të burgosurve në luftë ishte pa dyshim barbar dhe kjo skenë nga Singapori në vitin 1942 përputhet me raste të tjera të sjelljes së tyre të degjeneruar.
Fotot u gjetën në mesin e të dhënave japoneze kur trupat aleate hynë në Singapor në vitin 1945 dhe e kthyen atë në sundimin britanik.
Dhjetëra mijëra ushtarakë britanikë vdiqën nga uria, puna e tepërt, tortura dhe sëmundjet në kampet e të burgosurve të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/