Site icon Telegrafi

Pasi u shpall i vdekur dhe hiri i trupit të djegur iu dorëzua familjes, burri shfaqet para dyerve të shtëpisë (Foto/Video)

Një familje ka mbetur e tronditur, kur gjyshi i asaj shtëpie u gjet nga policia një muaj pasi e kishin ndjekur nga afër ceremoninë e djegies së trupit të tij.

Miguel Angel Gomar De Luna 74-vjeç, kishte ikur nga shtëpia e pleqve për t’u argëtuar në një lokal ku shërbehet ekskluzivisht alkooli, ku u kishte lypur njerëzve të holla në mënyrë që blejë më shumë pije alkoolike, transmeton Telegrafi.

Por pas një muaj kërkimi në dimrin e ftohtë, zyrtarët policorë u kanë telefonuar familjarëve të tij për t’ia kumtuar lajmin e hidhur se kishin gjetur një trup të dekompozuar që përputhej me përshkrimin e tij.

Policia ia kishte treguar një fotografi të bijës së tij Lucero Gomar Ramos, ku trupi i pajetë ishte në gjendje të keqe dhe mezi arrinte të identifikonte babanë e vet.

Lexo po ashtu Sheiku viziton zyrat e shërbimeve publike, por shokohet kur kupton se askush nuk ka dalë në punë (Foto/Video)

Por ata i kishin thënë se nëse nuk e konfirmon se ky është trupi i pajetë i babait të saj të zhdukur, atëherë ajo nuk do të mund ta marrë për ta varrosur, duke e detyruar atë të nënshkruaj dokumentet e vdekjes së tij.

Një ditë më vonë ata vendosën që trupin e pajetë ta djegin, derisa hiri i tij t’i kthehet familjes.

Por më 24 shkurt të këtij viti, familjarët pranuan një telefonatë tjetër nga policia ku u është thënë se Miguel është gjetur i gjallë.

Ai është kthyer në shtëpi i dehur, me disa lëndime të lehta në kokë, për të cilat thotë se nuk e dinë se kush ia ka shkaktuar, edhe pse për një muaj kishte qenë larg shtëpisë.

Një video bizare e ribashkimit të tij me familjen në Chihuahua të Meksikës, shfaq Miguelin e emocionuar duke thënë, “Ata kanë menduar se kam vdekur, por unë vetëm kam ecur”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uVSD957_e_E

 

 

Exit mobile version