Telegrafi

Pasi u shfaqën bashkë, mediat pretendojnë se Kylie dhe Travis e kanë rikthyer romancën

Mediat amerikane deklarojnë se pjesëtarja më e re e klanit Kardashian/Jenner, Kylie, është pajtuar me ish-të dashurin e saj, Travis Scott, me të cilin ka edhe një vajzë trevjeçare, Stormi Webster.

Modelja dhe reperi morën pjesë në një eveniment në New York të hënën mbrëma, kurse mediat amerikane raportojnë se paraqitja e tyre e përbashkët konfirmoi spekulimet se çifti është përsëri në lidhje.

Dyshja, së bashku me vajzën e tyre trevjeçare Stormi,, shkuan në New York në evenimentin e përvitshëm Parsons Benefit, të organizuar nga Neë School, ku Scott gjithashtu mori çmimin. Në tapetin e kuq, reperit iu bashkua Jenner dhe vajza e tyre.

(Foto: Instagram/kyliejenner)

Në këtë eveniment, Kylie u shfaq me një fustan të gjelbër, kurse Scott i veshur me kostum të zi.

Lexo po ashtu Kylie Jenner fotografohet duke bërë tush, derisa merr vëmendje me pamjen natyrale

Të pranishmit në ngjarje pretendojnë se Scott dhe Jenner u mbajtën për dore. Reperi madje thuhet të ketë shfaqur afërsi ndaj bukuroshes kur arriti në podium për të marrë çmimin Parsons Table, duke i thënë asaj se e donte.

Kylie Jenner dhe Travis Scott u ndanë në vitin 2019, ndërsa asokohe ranë dakord të ndajnë kujdestarinë e vajzës duke mos u futur nëpër procese gjyqësore. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/kyliejenner)

 

(Foto: Instagram/kyliejenner)

 

(Foto: Instagram/kyliejenner)