U fotografua lakuriq, por ndihet tejet e shëmtuar.
Kështu së paku thotë Lady Gaga, e cila njihet për natyrën e çmendur dhe pa komplekse.
Megjithëse është shfaqur tërësisht e zhveshur, ajo nuk ka shumë vetëbesim dhe për këtë nuk ndihet e sigurt.
Këngëtarja do të marrë pjesë në filmin e ri, “A Star Is Born” që do mund ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave pas disa muajve.
Në një intervistë për “Los Angeles Times”, Lady tha se “Ally është një personazh tek e cila e gjej veten. Edhe ajo ndihet shumë e shëmtuar dhe e pasigurt, ashtu siç edhe unë ndihem me raste”.
Më pas shtoi se këto ndjesi largohen shpeshherë nga mbështetja e madhe që i japin fansat, të cilët e lumturojnë dhe i shtojnë vetëbesimin.
Ndryshe, biondina është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/