Site icon Telegrafi

Pas rrahjes me karrige, zgjidhen kryetari e nënkryetari i nëndegës së LDK-së në Mat

Pas pushimit të gjakrave në kuvendin e sotëm zgjedhor të nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, janë zgjedhur edhe drejtuesit e kësaj nëndege.

Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, ndërsa nënkryetar u zgjodh Kreshnik Hoxha, që të dy të krahut të Hazir Borovcit.

Lexo po ashtu Shpërthen dhuna edhe në Kuvendin zgjedhor të LDK-së në Mat (Video)

Zgjedhja e tyre erdhi pas ndërprerjes së punimeve të Kuvendit si pasojë e përleshjes së mbështetësve të Hazir Borovcit dhe atyre të Arban Abrashit.

Vrajolli dhe Hoxha janë në mesin e personave të lënduar me këtë rast si pasojë e rrahjes.

Lexo po ashtu Përleshje me grushta në LDK-në e Ferizajt (Video)
Exit mobile version