Site icon Telegrafi

Pasi u bë nënë, publikohet imazhi i parë i Almedës me familje

(Foto: Instagram/almeda92)

Aktorja, prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Almeda Abazi, dje (e diel) është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman mirëpritën fëmijën e parë, të cilit ia kanë vënë emrin Efehan.

Mediat turke kanë thënë se “djali i Tolgahan dhe Almeda Sayisman erdhi në jetë me peshë prej tre kilogramë e 285 gramë, 50 cm i gjatë”.

Dhe tani, në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi familjare, ku shihet Almeda bashkë me fëmijën e tyre.

 

Kujtojmë që çifti e kurorëzoi dashurinë e tyre me martesë më 14 shkurt të vitit 2017 dhe jetojnë prej vitesh në Turqi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version