Site icon Telegrafi

Pasi u nda nga Scott Disick, Sofia Richie shijon kohën në bregdet me ish të dashurin

Ata kanë qenë miq për një kohë të gjatë, ndërsa flitej se ata kishin qenë në lidhje para tetë vitesh.

Por, Sofia Richie dhe Jaden Smith duket se pas një kohe shumë të gjatë kanë vendosur të bashkohen në Los Angeles, shkruan Daily Mail.

Modelja dhe reperi i njohur janë parë në një restorant japonez, në një takim të dyfishtë, ku në mesin e tyre u panë edhe Moises Arias dhe e dashura e tij.

Bukuroshja bionde mbante të veshur një palë bikini rozë, të cilat i theksonin linjat e formësuara trupore.

Derisa largoheshin nga plazhi në Nobu, Sofia kishte vendosur maskë mbrojtëse kundër coronavirus, gjë të cilën nuk e kishte vënë Jaden Smith.

Dyshja kishin filluar historinë e dashurisë në vitin 2012, kur ata ishin vetëm 14 vjeçar, ndërsa u ndanë një vit më pas.

Sophia përndryshe sapo është ndarë nga lidhja dy-vjeçare me Scott Disick, i cili ishte bashkëshorti i Kourtney Kardashian. /Telegrafi/

Exit mobile version