Miley dhe muzikanti i njohur Cody Simpson u panë së fundmi në një darkë të përbashkët në oborrin e shtëpisë së Backyard në Los Angeles.
Miley Cyrus dhe Cody Simpson kanë qenë miq për vite me radhë, por nga videoja e fundit…duket se ata kanë nisur një marrëdhënie me njëri-tjetrin, shkruan TMZ, transmeton Telegrafi.
Videoja e siguruar nga TMZ shfaq dyshen duke u puthur, me çka ka ngritur dyshimet se ata tashmë janë në një lidhje.
Cody vazhdoi ta quante Mileyn si vajzën më të lezetshme që takoi në L.A. dhe u tërhoq për mënyrën sesi ajo është kaq e ftohtë dhe i mungon pasiguria. Në një intervistë për GQ, ai tha: “Miley është një nga shoqet e mia më të mira ajo më ndihmon me disa nga ato gjëra kalimtare. Ajo është me mendje të hapur dhe unë jam duke punuar për t’u bërë më shumë si ajo”.
Në atë kohë, ai tha se ata ishin duke punuar për të bërë muzikë së bashku … dhe ai ishte gjithashtu i lidhur romantikisht me dikë tjetër – Gigi Hadid.
Miley ndërkohë muaj më parë është ndarë nga ish-bashkëshorti, Liam Hemsworth.
Që nga ndarja e tyre, Cyrus kishte qenë e pandashme nga shoqja e saj Kaitlynn Carter, e cila gjithashtu u nda nga i dashuri i saj, Brody Jenner, dhe thuhej se dy vajzat ishin në një marëdhënie me njëra-tjetrën, por që edhe kjo nuk zgjati shumë pasi ato u ndanë. /Telegrafi/