Telegrafi

Pasi u martuan, Albani dhe Miriami bëjnë edhe dasmë gjatë fundjavës

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani gjatë ditëve të kaluara kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Këtë kurorëzim e kanë bërë më saktësisht më 7 maj, në ishujt luksoze të Maldiveve, por që tek tani kanë publikuar disa imazhe prej ditës së shënuara për ata.

Por, duket se çifti ka vendosur që të bëjë edhe një dasmë për familjarët dhe miqtë, e cila gjë lë të kuptohet në një llogari personale në Instagram.

“30.05.2019”, ka shkruar këngëtarja përbri fotografisë teksa shihet dyshja nën perëndimin e diellit.

Rokerit Renis Gjoka ka pyetur përmes në komenti në rrjet sociale se”Kur do e djegim?”, ndërsa artisti shqiptar iu përgjigj “shumë shpejt”.

Ndryshe, Albani dhe Miriami u bënë prindër të një vajze katër vjet më parë, të cilën e pagëzuan me emrin Ameli. /Telegrafi/