Telegrafi

Pasi u largua përkohësisht nga “Little Mix”, Jesy Nelson shihet për herë të parë në publik

Jesy Nelson Foto: Daily Mail

Këngëtarja e grupit “Little Mix”, Jesy Nelson, është duke pasur probleme serioze me shëndetin.

Kështu të paktën ka deklaruar përfaqësuesi i saj, teksa bëri të ditur largimin e saj nga grupi muzikore për disa kohë, shkruan Daily Mail.

Pas spekulimeve të shumta në rrjet, Jesy është parë për herë të parë në publik.

29-vjeçarja është parë pa makijazh, ndërsa për veshje zgjodhi rroba të zeza e të gjëra.

Duke mbajtur një kuti të këpucëve në duar, artisja u drejtua te një makinë që ishte në pritje.

Ndërkaq, derisa po flitet se grupi po ndahet, ishte Jade ajo që ka treguar se ato kanë plane për të ardhmen në industrinë muzikore. /Telegrafi/