Pas blerjes së rrjetit social Twitter dhe shkarkimit të bordit, Elon Musk, ka propozuar një pagesë prej 20 dollarësh në muaj për të gjitha llogaritë e verifikuara.
Megjithatë kjo iniciativë e tij hasi në kritika dhe kundërshti të ashpra, pasi shumë konsiderojnë se një shumë e tillë për llogaritë e verifikuara është e pakuptimtë, transmeton Telegrafi.
E duke parë se me një lëvizje të tillë do të kishte largim masiv i përdoruesve të këtij rrjeti social, duket se Musk ka zbritur paksa – duke ofruar një alternativë.
Twitter’s current lords & peasants system for who has or doesn’t have a blue checkmark is bullshit.
Power to the people! Blue for $8/month.
— Elon Musk (@elonmusk) November 1, 2022
Ai theksoi se llogaritë e verifikuara do të paguajnë nga 8 dollarë në muaj, megjithatë mbetet të shihet se nëse edhe kjo ofertë e miliarderit amerikan do të pritet mirë nga miliona përdorues të këtij rrjeti.
Kujtojmë që pas blerjes së Twitter, themeluesi i Tesla dhe SpaceX shkarkoi bordin e kësaj kompanie, duke u bërë vet drejtor i të gjitha departamenteve. /Telegrafi/